Bruksel, 11 shtator, NOA - Vendet në zhvillim do të përfitojnë një ofertë disa miliardëshe të akorduar nga Bashkimi Evropian për të realizuar projektet në kuadrin e mbrojtjes së klimës.
Komisioni i Bashkimit Evropian, i ngritur posaçërisht për këtë punë, po përpiqet të vërë në lëvizje negociatat e bllokuara për një marrëveshje të re për klimën.
Një projekt i prezantuar në Bruksel nga komisioneri i BE-së për Mjedisin Stavros Dimas, parasheh rritjen hap pas hapi të ndihmave financiare, për masat në fushën e mbrojtjes së mjedisit në vendet në zhvillim.
Sipas Dimas, Evropa mund të paguajë deri në 15 miliardë euro deri në vitin 2020.
n.e/NOA
Â