English

Mbyllet nesër Festivali i filmit në Venecia, konkurrentët nën "ethet" e nominimit

Venecia, 11 shtator NOA-Vetëm një ditë na ndan nga mbyllja e festivalit të Venecias.

Pjesëmarrësit presin të njihen me fituesit, ndërkohë që publiku dhe juria kanë njohur në ditët e këtij festivali emrat e aktorëve dhe regjisorëve, të cilët janë kandidaturat për Luanin e Artë.

Ndërkaq kinemaja amerikane është pjesëmarrëse me filmin komedi " The man who stare at Goat's", në të cilin interpretojnë emra mjaft të njohur të ekranit të gjerë.

Ethan Hawke dhe Wesley Snipes, ishin të pranishëm në premierën e filmit " Brooklyn's Finest" në Venecia, ndërsa Richard Gere nuk ishte i pranishëm.

Regjisor i filmit është Antoine Fuqua, i njohur me filmin "Training Day" me protagonist Denzel Uashington.

Tema e filmit vendoset në një prej zonave më të rrezikshme të Nju Jorkut. Richard Gere interpreton personazhin e Edit, i cili mbas pensionit i kthehet alkoohlit dhe jetës së shthuru.

Ndërsa Sal, interpretuar nga Ethan Hawke, është në një moment të veçantë të jetës së tij, pasi familja e tij po shtohet dhe apartamenti i tij është i vogël për familje e tij. Ndërkaq, Don Cheadle shfaqet si Tango, një policë sekret që ka kaluar 7 vjet të karrierës së tij si punonjës në burg.

Jetët e të treve ndërthuren rastësisht një mbrëmje, dhe këtu nis zgjidhja e konfliktit të filmit.

"White Space", është filmi i regjisores italiane Franceska Comencini , film i cili u shfaq në festivalin e filmit në Venecia.

Regjisorja dhe aktorët protagonistë të filmit, ishin të pranishëm në tapetin e kuq, përpara shfaqjes së filmit.

Personazh kryesor i filmit "White Space" është Maria Buy, një grua e vetmuar dhe e shkëputur nga bota.

 Kur vajza e saj Irene, erdhi në jetë, Maria kaloi tre muaj mjaft të shqetësuar, teksa shihet fëmijën e saj që luftonte me jetën dhe vdekjen në inkubator.

E vetmuar për një kohë të gjatë, Maria duhet të mësojë të pranoj dhe njerëz të tjerë që të marrin pjesë në dhimbjen e saj teksa sheh fëmijën e saj që vuan.

"The Men Who Stare at Goat's" është filmi i cili ka mbledhur emra mjaft të mëdhenj, si Kevin Spacey, Jeff Bridge, Xhorxh Cloney apo Ewan McGregor.

Vëmendja e shtypit rozë ishte përqëndruar tek Clooney i cili për her të parë u shfaq ne publik me prezantuesen italiane Elisabetta Canalis.

Marrëdhënia e tyre ka disa javë që është përfolur nga gazetat rozë, dhe çifti nuk ka ngurruar që të paraqitet sëbashku në tapetin e kuq të Venecias.

Gjatë konferencës për shtyp, Clooney u përball me një gazetar gjysëm të zhveshur i cili e provokoi aktorin 48 vjeçar për sharmin dhe sensualitetin e tij.

Filmi "The Men Who Stare at Goat's", është një film komedi, që përshkruan peripecitë e një gazetari, të quajtur Bob Wilton( interpretuar nga EwanMcGregor), të cilin e ka lënë e shoqja, dhe që si mënyrë për të kaluar këtë moment, vendos të raprtojë nga zonat e luftës në Irak. Dhe , në zonat e luftës ai vendoset në një situatë komike mes dy batalioneve të luftimit mes disa ish ushtarakëve amerikanë.

KOMENTE