Tiranë, 11 shtator, NOA - Vërtet nuk kanë mundur të përfaqësohen me një ministër të tyrin në kabinetin e ri qeveritar, por do të këmbëngulin që të marrin patjetër përfaqësimin diplomatik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe atë në Bashkimin Evropian.
Këto janë dy postet që tashmë PDI, partia që përfaqëson çamët në vendin tonë, pretendon të ketë në qeverinë e re "Berisha 2, përveç dy posteve të premtuara prej Berishës për zëvendës-ministra.
Një fakt të tillë e ka deklaruar vetë kreu i PDI-së, Tahir Muhedini, sipas të cilit, bashkëpunimi i partisë së tij në kuadrin e qeverisjes së re me Partinë Demokratike do të vazhdojë edhe në të ardhmen, pavarësisht mospajisjes së kësaj partie me një portofol ministror.
Sipas tij, çamët e kërkojnë ambasadorin në SHBA, pasi do të jetë ky aleat i Shqipërisë që do të ndihmojë në zgjidhjen e çështjes çame.
n.e/NOA