Â
Prishtinë, 11 shtator NOA-Ish i dërguari për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari, ka deklaruar se është i zhgënjyer, që Kosovën nuk e kanë njohur të gjitha vendet e BE-së.
Fituesi i Çmimit Nobel për Paqe ka thënë se Evropa nuk duhet të tolerojë "konflikte të ngrira".
"Këtu në Vjenë më pyetën pse shpejtoj me Kosovën.
Unë u përgjigja se nuk jam këtu për të krijuar të tjera ‘konflikte të ngrira', dhe se këtë nuk duhet ta bëjnë as të tjerët.
Duhet të ndihmojmë që t'i zgjidhim ato", ka thënë Ahtisaari për gazetën austriake "Standard".
Â
Â
Â