Korçë, 11 shtator, NOA - Forcat e policisë së Korçës kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të vjedhjes së një makine dhe një sërë kartash rimbushëse të telefonit.
Sipas të dhënave policore për agjencinë e Lajmeve NOA, fjala është për ngjarjen e para një jave, kur Marinela Kanani ka denoncuar vjedhjen e makinës së saj nga një person i panjohur.
Nga hetimet e policisë është dokumentuar si autor i kësaj ngjarje, 24-vjeçari Elvis Zeneli, lindur dhe banues në qytetin e Korçës, i cili është shpallur në kërkim nga ana e forcave të policisë për veprën penale të "Vjedhje"-s parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.
Materialet e mëtejshme do t'i kalojnë prokurorisë së Korçës për hetime të mëtejshme.
n.e/NOA
Â
Â