Peshkopi, 11 shtator NOA - Kryetari në detyrë i Partisë Socialiste, Edi Rama ka vizituar sot nga afër banorët e dy fshatrave të Peshkopisë të cilët prej disa ditë ndodhen në qiell të hapur për shkak të dëmtimit të banesave nga lëkundjet e tërmetit.
Rama vizitoi dy fshatrat Gjoricë dhe Shupenzë nga ku akuzoi edhe kryeministrin Berisha se tallem me hallet e njerëzve dhe pasurohet në kurriz të tyre.
Ndërkohë që në takimin me kryetarin e socialistëve, banorët e këtyre fshatrave i thanë Ramës se kryeministri Berisha kishte qenë për vizitë te dy fshatrat të cilat u dëmtuan nga tërmeti por nuk u takua me banorët.
Sipas tyre Berisha kishte hyrë në një lokal dhe më pas ishte larguar pa takuar banorët e dëmtuar.
"Kjo është skandaloze që në mes të Evropës ndodhe një fatkeqësi e tillë dhe njerëzit flenë jashtë ndërsa kryeministri vjen dhe bën shfaqje pa asnjë lodhje me hallet e shqetësimet e njerëzve.
Ky është një pushtet i cili ka lind vetëm për të plaçkit çfarë të mundet për tu pasuruar në emër të njerëzve ne do të bëjmë gjithçka mundemi për të ngritur zërin për të ngritur opinionin" deklaroi Rama.
k.k/NOA