English

Vizita e Chavezit në Rusi, Venezuela njeh pavarësinë e Osetisë dhe Abkhazisë

Moskë, 11 shtator, NOA - Vizita e presidentit të Venezulës, Hugo Chavez në Moskë ditët e fundit ka nisur të japë menjëherë rezultatet e saj.

Kështu, gjatë një takimi me homologun e tij rus Dimitri Medvedev në Moskë, Chavez ka pohuar se vendi i tij njeh pavarësinë e dy provincave që kërkojnë shkëputjen nga Gjeorgjia, Osetia e Jugut dhe Abkhazia.

"Së shpejti do të vendosen edhe marrëdhëniet diplomatike", - tha presidenti i Venezulës lidhur me një fakt të tillë.

Pas luftës në gusht të vitit 2008 me Gjeorgjinë, Rusia ka njohur si shtete sovrane Osetinë e Jugut dhe Abkazinë, por deri tani ky hap është ndjekur vetëm nga Nikaragua.

n.e/NOA

KOMENTE