Kabul, 12 shtator, NOA - Ndërsa Pakistani është mburrur dje me lajmin se ka arrestuar zëdhënësin kryesor të Talibanit dhe katër komandantë të tjerë të lartë gjatë një sulmi, në Afganistan ofensiva e talebanëve vazhdon të marrë jetë njerëzish.
Të paktën shtatë policë afganë u vranë në një sulm nga talebanët në provincën e Kunduz-it, në veri të Afganistanit, theksuan autoritetet lokale. Bëhet e ditur se ata sulmuan një rajon policie në Durai, në provincën Kunduz ku si pasojë humbën jetën shtatë policë, prej të cilëve dhe komandanti i njësisë'.
Ndërkaq, dje në Pakistan u kap zëdhënësi i talibanit, Muslim Khan, i cili përshkruhet si një nga fytyrat më të njohura të lëvizjes në rajon.
Ai shpesh ka folur në emër të shefit të talibanit në luginën Suat, Maulana Fazlullah.
Kjo natyrisht do të jetë një fitore e madhe për ushtrinë pakistaneze, pasi ajo ka ndryshuar ndjeshëm situatën në terren me ushtrinë që i ka shkaktuar dëme të shumta talibanëve në rajon.
n.e/NOA