Durrës, 12 shtator NOA - Teksa gërmonte për të hapur një pus dhe kur ndodhej në thellësinë prej katër metrash, kazma çuket një kockë njeriu.
Në fakt Skënder Preza i cili po paguhej për të hapur pusin e një bashkëfshatari të tij, mendonte të shihte vetëm shenja uji teksa gërmonte por kurrsesi një skelet njeriu.
Pjesët e skeletit të një njeriu u gjet pasditen e djeshme në Katundin Sukth të Durrësit nga një banor i zonës i cili lajmëroi menjëherë policinë.
Oficerët e policisë mbërritën menjëherë pranë vendit ku u gjet skeleti për të bërë këqyrjen e provave.
Qysh nga konstatimet e para policia zbuloi se personi i varrosur shqeto rreth katër metra nën tokë dhe pas asnjë shenjë arkivoli të paktën policia nuk gjeti asnjë mbetje që mund të ishte përdorur për mbulimin e trupit, mund të ketë vdekur shumë vite më parë.
Dyshimet u përforcuan kur pranë skeletit u gjetën dhe një palë pranga të cilat janë të llojit të vjetër të përdorura në fillimet e komunizmit.
"Paraprakisht policia ka marrë në pyetje personin që ka gjetur skeletin dhe veç këqyrjes së vendit të ngjarjes nuk ka bërë asnjë veprim tjetër. Kjo për shkak se skeleti i përket një njeriu që mund të ketë vdekur dekada më parë gjë e cila vështirëson për momentin përqendrimin e hetimeve të policisë. Pritet ekspertiza mjeko ligjore për të përcaktuar seksin moshën dhe ndonjë detaj tjetër të skeletit që të nisin dhe hetimet për të përcaktuar shkaqet e vdekjes së personit si dhe vitin e varrosjes së tij" thanë për agjencinë e lajmeve NOA burimet policore të Durrësit.
Ndërkohë që sipas banorëve të zonës vendi ku u gjet skeleti nuk ka qenë i banuar më parë, ndërsa ka nisur të popullohet vitet e fundit, ndërsa ka pasur varreza.
Ende nuk dihet nëse personi mund të jetë ekzekutuar në kohen e Enver Hoxhës apo gjatë Luftës së Dytë Botërore, por sipas policisë prangat e gjetura dëshmojnë se ai mund të jetë ekzekutuar.
Ndërkohë që pranë skeletit të gjetur nuk janë konstatuar skelete apo shenja të tjera që mund të çonin në ndonjë vrasje të shumë fishtë.
k.k/NOA