English

Gavin Paslow: Unë jam Djalli dhe jetoj në Angli

Angli, 12 shtator, NOA - Nëse i hedh një vështrim të kujdesshëm vëren një gjuhë si pirun, dhëmbë të mprehtë si të një vampri madje edhe brirë.

Quhet Gavin Paslow dhe jeton në Angli i cili njihet me nofkën "Djalli" për shkak të pamjes së tij.

Për momentin nuk ka bisht, por Gavin Paslow, i cili kohët e fundit ka ndryshuar edhe emrin e tij duke u regjistruar me emrin Delenfer Diablo që do të thotë (Djalli i Xhehennemit), është i vendosur që në të ardhmen të bëjë dhe një transplant.

"Ata thonë se për momentin nuk mund të bëhet një gjë e tillë - tha Paslow - por kërkimi me hapa të shpejtë në vitet e ardhshme unë jam i sigurtë se do të kem një bisht të bukur".

Një gjyqtar ka urdhëruar të ndalohet dalja gjatë natës pasi personat që banojnë në Seasalter, pranë Southend, Britani e Madhe, mund të frikësohen dhe kjo duhet shmangur.

"Unë nuk bëj asgjë të gabuar - tha Paslow - njerzit nuk duhet të tremben nga unë, unë jam një njeri normal'.

Gavin Paslow është babai i dy vajzave përkatësisht 3 dhe 15 vjeç, me sjelljen e tij, mund të ndryshojë jetën e familjes së tij.

Vajza e madhe nuk shprehet se janë të pazakonta dhe shqetësuesë ndryshimet e tij dhe për këtë ai nuk duket i shqetësuar. "Miqtë e saj thonë se unë jam i ftohtë - shpjegoi djalli anglez - por takimet ndërmjet prindërve nuk janë për mua.

Shumë gra e pëlqejnë pamjen time por ka dhe nga ato që nuk e pëlqejnë.

Prindërit e mi? Vazhdojnë të më duan sërish, unë jam ende biri i tyre. Akoma nëna ime më quan Gavin".

f.sh/NOA

KOMENTE