Spanjë, 12 shtator NOA - Barcelona është duke e monitoruar situatën në të cilën gjendet sulmuesi i Bayern Munich Luca Toni.
Edhe përkundër arritjes së yllit të madh në ekip, një emër si Zlatan Ibrahimovic i ardhur nga Inter Milan, duket se nuk mjafton për skuadrën katalunase.
Tuttosport thotë se trajneri i Barcas, Pep Guardiola është insistues për të sjell edhe një emër të madh në sulmin e skuadrës që ai drejton, ndërsa bëhet fjalë për Luca Toni i cili mund të zbarkojë në Nou Camp, gjatë muajit Janar. Duke e shitur një sulmues si Samuel Eto'o dhe Eidur Gudjohnsen gjatë afatit kalimtar të verës, trajneri Guardiola e di se nuk do të ketë edhe një pikë kyçe në repartin e sulmit. Kjo e bën skuadrën e Barcas që ta vështrojë mirë situatën e ardhshme të Tonit, i cili e shprehi edhe njëherë frustrimin e tij me qëndrimin e mëtutjeshëm në Mynih.