Itali, 12 shtator NOA -Policia e Italiane ka organizuar një operacion për të liruar një peng shqiptar.
Mbrëmjen e djeshme policia e Ravenës në Itali ka mundur të lirojë pengun 47-vjeçar shqiptar i cili mbahej në një kapanon në portin Fuori në periferi të qytetit të Ravenës.
Sipas policisë, lirimi i 47-vjeçarit u shoqërua dhe me prangosjen e dy personave të cilët e kishin marrë peng atë.
Sipas policisë në qeli ka përfunduar një 29-vjeçar shqiptar si dhe një italian 45-vjeçar të dy të arrestuar më parë nga policia.
Policia italiane bëri me dije se dy pengmarrësit kishin kërkuar shuan prej 50 mijë euro në këmbim të pengut.
k.k/NOA