English

Kanosi me armë zjarri bashkëfshatarin, 62-vjeçari bie në prangat e policisë

Pukë, 12 shtator, NOA - Forcat e policisë kanë kryer arrestimin në flagrancë të 62-vjeçarit Tom Ndoi, lindur dhe banues në fshatin Bugjon të Pukës.

Sipas të dhënave policore për agjencinë e Lajmeve NOA, arrestimi i tij u bë pasi ndaj tij kishte mbërritur një kallëzim penal prej bashkëfshatarit Ndue P. 48 vjeç për kanisje me armë zjarri për motive të dobëta.

Nga ana e policisë u kryen veprimet e duhura hetimore dhe procedurale, edhe gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Tom Ndoit, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një arme zjarri model 56 si dhe 124 fishekë, të cilat i lartpërmenduri i mbante pa leje.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan prokurorisë së Pukë, për veprat penale të "Kanosjes" dhe "Mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake".

n.e/NOA

KOMENTE