Prishtinë, 12 shtator, NOA - Në shenjë kundërshtimi ndaj nënshkrimit të protokollit EULEX-Serbi, grupi prej 22 organizatave jo qeveritare të Kosovës ka vendosur që të zhvillojë një protestë.
E paralajmëruar të mbahet të mërkurën në ora 12.00 para Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës, ajo synon kundërshtimin publik të aktit tashmë të kryer të një marrëveshje mes Misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Kosovë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, nën petkun e bashkëpunimit policor.
Një fakt i tillë ka shkaktuar madje edhe reagimin e përfaqësuesve zyrtarë të Kosovës, sipas të cilëve, ata nuk kanë qenë pjesë e akordit për nënshkrimin e një marrëveshje të tillë.
Por duket se nuk mendojnë kështu përfaqësuesit ndërkombëtarë, të cilët e kanë përshëndetur marrëveshjen në fjalë, qofshin këta të Bashkimit Evropian, por edhe ata të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
n.e/NOA
Â
Â
Â