Tiranë, 12 shtator NOA - Presidenti i Francës, Nikola Sarkozi uron kryeministrin Sali Berisha me rastin e riemërimit të tij në krye të qeverisë së Shqipërisë edhe për katër vitet e ardhshme.
Ka qenë zëdhënësja e kryeministrit Berisha, Juela Meçani e cila me anë të një deklarate për shtyp ka publikuar mesazhin e urimit që kreu i shtetit të Francës i ka dërguar Berishës.
"Franca do të bëjë çmos që të transmetojë shpejt në Komisionin Europian kandidaturën e vendit tënd"- kështu i shkruan në mesazhin urimit Presidenti i Francës, Nikola Sarkozi Kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha.
 "Në emrin tim personal dhe në emër të Francës ju dërgoj ju urimet e përzemërta dhe të sinqerta me rastin e emërimit tuaj në krye të qeverisë së Republikës së Shqipërisë.
Përparimet e konstatuara në zhvillimin e zgjedhjeve legjislative përfaqësojnë një fitore të demokracisë. Unë vlerësoj shumë madhësinë e përparimit të realizuar nga Shqipëria në rrugën e afrimit të saj evropian dhe ju inkurajoj ju të vazhdoni me reformat e ndërmarra.
Franca do ju japë ju të gjithë mbështetjen e saj.
Ajo thekson vullnetin për të vepruar në këtë drejtim dhe për të mbështetur transmetimin e shpejtë të kandidaturës së vendit tuaj në Komisionin Evropian.
Isha shumë i lumtur që ju takova ju në 24 prillin që kaloi dhe për t'ju shprehur ju përkushtimin tim personal për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona.
Unë dëshiroj që bashkërisht ne të punojmë për thellimin e tyre, në veçanti në fushën ekonomike.
Ju lutem pranoni, Zoti Kryeministër, sigurimet e konsideratës time më të lartë.
Përzemërsisht, Nikola Sarkozi" thuhej në mesazhin e urimit që Sarkozi i dërgoi sot Berishës.
k.k/NOA