English

Maradona si trajner i Argjentinës në rrezik, s'po kualifikohet për në Botëror

Buenos Ajres, 12 shtator, NOA - Argjenina mund të humbasë shansin për t'u kualifikuar në Kupën Botërore, për të parën herë që nga viti 1970 dhe nëse ndodh një gjë e tillë, atë ka për ta paguar sigurisht Maradona.

Në pozicionin e trajnerit të Kombëtares argjentinase, Diego Maradona është në rrezik për t'u shkarkuar nga detyra javën e ardhshme nëse nuk përmbush synimin e kualifikimit me çdo kusht të Argjentinës në Kampionatin Botëror.

Por kjo duket kaq e vështirë, jo vetëm për publikun argjentinas, por edhe vetë Maradonën, i cili e ka pranuar vetë këtë gjë.

Vetë trajneri i Argjentinës, ka pranuar se përfaqësuesja e tij do ta ketë vështirë të kualifikohet në kampionatin e ardhshëm Botëror, pas humbjes me rezultatin 1-3 ndaj ekipit të Brazilit. "Të mposhtesh nga Brazili është gjithmonë keq. Ishim të motivuar për fitore dhe për t'iu afruar Kampionatit Botëror. Mirëpo tani duhet të zmbrapsemi sepse kualifikimi do të jetë i vështirë". E lidhur me këto qëndrime mediat argjentinase kanë nisur që tani të aludojnë me shkarkimin e tij të mundshëm.

"Maradona dhe ekipi janë të distancuar dhe kjo është theksuar edhe më shumë. Ata që jetojnë çdo ditë me ekipin kombëtar, janë të sigurt se javën e ardhshme do të vendoset gjithçka në lidhje me të ardhmen e tij", shkruajnë mediat argjentinase.

n.e/NOA

KOMENTE