Shkozet, 12 shtator, NOA - Ekspertët kanë filluar procedimin penal për 18-vjeçarin Xhildo Kolaj, lindur dhe banues në Shkozet, pasi ai është autori i dyshuar për vjedhjen e shtëpisë së fëmijëve në Shkozet të Durrësit, ngjarje e ndodhur kjo më 20 qershor.
Sipas të dhënave policore për agjencinë e Lajmeve NOA, ai ndodhet nën masën e sigurisë "Arrest shtëpie" pasi është në hetim lidhur me ngjarjen e datës 10.07.2009 në Shkozet për veprën penale të "Mbajtjes pa leje të armëve luftarake" dhe "Prishjes së qetësisë puplike" të parashikuar nga neni 278/2 dhe 274 të Kodit Penal.
Materialet do t'i kalojnë prokurorisë së Durrësit për veprën penale të "Vjedhjes" së parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.
n.e/NOA