English

Një grua humb jetën në autostradën Tiranë-Durrës, në përplasjen e 3 makinave

Tiranë, 12 Shtator NOA - Një grua ka gjetur vdekjen mbrëmjen e sotme (e Shtunë), në një aksident rrugor që ndodhi në autostradën Tiranë-Durrës dhe policia po bën përpjekje për identifikimin e saj.

Aksidenti ndodhi në orën 19.10 në kilometrin e shtatë të rrugës kombëtare që lidh kryeqytetin me Durrësin, pranë Qendrës tregtare Univers.

Në rrethana ende të paqarta, një makinë ka humbur ekuilibrin dhe për pasojë ka provokuar përplasjen me një makinë të dytë dhe menjëherë më pas, me një të tretë.

Si pasojë e përplasjes, një grua e cila gjendej në një prej automjeteve, ka humbur jetën për shkak të plagëve të rënda që mori.

Policia e Tiranës e cila konfirmoi zyrtarisht lajmin për agjencinë e lajmeve NOA, tha se nuk ka të dhëna për të plagosur në aksident, kurse shtoi se po punohet për të identifikuar gruan e vdekur.

f.sh/NOA

KOMENTE