Fier, 12 shtator, NOA - Një zjarr i rënë para pak minutash në Fier rrezikon të djegë disa banesa që ndodhen pranë vatrës së zjarrit.
Flakët e zjarrit kanë përfshirë kodrat e Levanit në qytetin e Fierit duke djegur rreth 10 hektarë pemë dhe vënë në rrezik dy banesa që ndodhen pranë vendit ku ka rënë dhe zjarri.
Sipas autoriteteve lokale të këtij rrethi bëhet e ditur se situata është e vështirë pasi dhe zjarfikset e mbërritura në vendngjarje për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit kanë hasur në vështërsi për shkak të terrenit të thyer malor.
Gjithashtu bëhet e ditur se po kryhen hetimet e para për të gjetur shkakun e rënies së zjarrit.
f.sh/NOA