Queensland, 12 shtator, NOA - Punët me orare të zgjatura janë shkaktare të prishjes së regjimit ditor të cilat shoqërohen me çrregullime shëndetësore.
Ky fakt pohohet nga një studim i botuar në revistën "Journal of Nutrition Education and Behavior", sipas të cilit të kesh kushte të mira pune, do të thotë që arrin të hash në shtëpi dhe jo në zyrë, kuptohet bashkë me familjen dhe të kesh në dorë zgjedhjen e ushqimeve kualitative, jo varësi nga fast-foodet.
Këtu nënkuptohet edhe moskapërcimi i detyruar i vakteve pa ngrënë ngaqë jeni përballë kompjuterit non stop.
Ndërkaq, studimi pohon ndër të tjera se që të rrish zgjuar në punë dhe në gjendje aktive, të duhen të paktën 4-5 kafe.
Për këtë, përmendin rastin e disa mjekëveve australianë të cilët qëndrojnë kujdestarë për 72 orë pandërprerë dhe iu është rekomanduar që të pinë nga gjashtë filxhanë kafe në ditë për të qëndruar zgjuar.
n.e/NOA