English

Shqipëria, 20 milionë USD borxhe ndaj Serbisë dhe vendeve të tjera ish-jugosllave

Nga Rajmonda Lajthia

Tiranë, 12 Shtator NOA - Shqipëria rezulton të jetë debitore ndaj vendeve të ish-Jugosllavisë gjatë periudhës së komunizmit, në shumën prej 20 milionë dollarë.

Vendi ynë e ka njohur këtë borxh, për të gjitha ish-republikat e Jugosllavisë së dikurshme, duke përjashtuar nga ky detyrim për kthim borxhi vetëm Kosovën.

Me fjalë të tjera, Serbia, Bosnjë-Hercegovina, Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi dhe Sllovenia do të marrin paratë e pretenduara, por pa interesa dhe kamatëvonesa.

Sherefedin Shehu, njeriu i cili ka drejtuar financat publike deri pak ditë më parë thotë se Kosova për shkak të statusit të saj, si krahinë autonome nuk njihet si vend ndaj të cilit kemi borxhe të trashëguara.Â

"Kosova ka qenë nën juridiksionin e Serbisë dhe nuk kemi pasur ndonjëherë marrëdhënie të drejtpërdrejtë me të. Por e kundërta ka ndodhur me vendet e tjera të cilat kanë pasur statusin e republikave", - thotë Shehu. Â

Borxhi më i madh është ndaj Serbisë nga e cila ne në vitet e diktaturës komuniste importonim pajisje elektro-shtëpiake gjatë periudhës së komunizmit.

Kjo shumë është rreth 7 milionë dollarë amerikanë. Më pas vijnë Kroacia dhe Sllovenia përkatësisht me 4 dhe 3 milionë dollarë.

Një komitet i përbashkët pune është ngritur për të rënë dakord nga Ministria e Financave mes përfaqësues të vendeve respektive.

Sipas Shehut, të gjitha faturat e shit-blerjeve gjenden në Bankën e Shqipërisë, ose Bankën Kombëtare të dikurshme.

Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, Shqipëria ka shlyer borxhet e trashëguara në vite me të gjitha vendet, me të cilat ka pasur marrëdhënie ekonomike, përveç Kubës dhe Vietnamit, shtete këto që ende janë në proces negocimi.

/r.l/a.r/NOA/

KOMENTE