Tiranë, 12 shtator, NOA - Të gjithë studentët e rinj të cilët janë listuar nga ministria e Arsimit dhe Shkencës si fitues për vitin akademik 2009-2010, që sot u nis e drejta e regjistrimit nëpër fakultete, sipas degëve përkatëse.
Lidhur me këtë, ka dalë edhe një udhëzim i posaçëm nga ministria e Arsimit dhe Shkencës, sipas të cilit afatii regjistrimeve është përcaktuar të jetë ai mes datave 12-18 shtator, në oraret 08:00-18:00.
Udhëzimi ndër të tjera përmban edhe listën e dokumentave që duhet të paraqesë kandidati para regjistrimit siç janë dëftesa origjinale e pjekurisë apo një listë notash me fotografi; letërnjoftim, kartë identiteti ose pasaportë; dy fotografi, si edhe mandat arkëtimi i tarifës së regjistrimit prej 1500 lekësh.
Duhet ditur mirë se studentët që nuk kryejnë regjistrimin brenda datave të përcaktuara në këtë udhëzim, për çfarëdo arsye, nuk do të përfshihen në listën përfundimtare të fituesve dhe do të humbasin të drejtën për të vazhduar studimet e larta për këtë vit. n.e/NOA