Fushë-Krujë, 13 shtator NOA - Dy të plagosur rëndë është bilanci i një aksidenti rrugor që ndodhi paraditen e sotme në aksin Fushë-Krujë-Tiranë, në afërsi të Niklës.
Burime nga policia thanë se dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin dhe për pasojë janë plagosur rëndë dy persona.
Policia e cila rindërtoi mekanizmin e aksidentit thanë se një automjeti tip-Benz me targa të Laçit i cili udhëtonte në drejtim të Tiranës, ka tentuar të kryejë një parakalim por është përplasur me një tjetër makinë tip-Benz me targa të Tiranës dhe si pasojë ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Hetimet treguan se makina me targat e Laçit ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi të madhe duke shkaktuar dhe përplasjen.
Të plagosurit u transportuan menjëherë në Spitalin Ushtarak nga ku mësohet se ndodhen në gjendje kritike për jetën.
k.k/NOA