English

Amerikanët dalin në rrugë: Plani Obama për shëndetësinë na çon në socializëm

Nga bashkëpunëtori ynë në SHBA

Uashington, 13 shtator NOA - Paketa ligjore e propozuar nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama, ka hasur në protesta të gjera në Uashington, informon bashkëpunëtori i agjencisë NOA.

Pak orë më parë, disa dhjetëra mijëra njerëz kanë dalë në rrugët e Uashingtonit duke protestuar kundër propozimit të presidentit Barak Obama për reforma në kujdesin shëndetësor.

Të mbledhur në një nga rrugët kryesore të kryeqytetit amerikan, tubuesit ishin thirrur nga apeli publik i e një organizate konservatore.

Në pankartat e tyre si dhe në deklarimet që bënë publikisht, të pranishmit alarmuan se "planet e presidentit Obama do t' çojnë SHBA-të drejt socializmit dhe falimentimit".

Reagimi i presidentit Obama ka qenë i qetë. Ai ka preferuar t'i përgjigjet akuzave të bëra në Uashington, paralelisht, përmes një daljeje publike në Mineapolis.

Përpara afro dhjetë mijë amerikanëve, presidenti Obama tha se "qytetarët nuk kanë pese të tremben nga historitë e frikshme që tregojnë disa amerikanë".

Paketa ligjore e propozuar nga Obama për të reformuar sistemin shëndetësor, ka si synim kryesor që të gjithë amerikanët të kenë mundësi për të përfituar sigurime shëndetësore dhe për pasojë kujdes shëndetësor. Nuk dihet ende nëse "plani Obama" do të gjejë miratim në Kongres, ku opozita është shprehur që në fillim kundër.

a.b/e.r/NOA

KOMENTE