English

Arrestohen dy adoleshentë, akuzohen se kanë kryer disa vjedhje me dhunë

Tiranë, 13 shtator NOA - Dy adoleshentë janë arrestuar dje nga policia pasi akuzohen për të paktën tre vjedhje me dhunë të kryera në kohë dhe vende të ndryshme në Tiranë.

Shaban Miftari, 19-vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Tiranë dhe Emiljano Gjonaj, 18- vjeç, lindur në Mirditë dhe banues në Tiranë janë arrestuar nga efektivat e komisariatit të policisë nr.5, pasi akuzohen për veprat penale të "vjedhjes me dhunë" dhe "vjedhjes" të kryera në bashkëpunim. Sipas policisë më datë 18 gusht të këtij viti dy adoleshentët në bashkëpunim edhe me një moshatar tjetër te tyre, dyshohet se kanë vjedhur me dhunë një shtetas, në Paskuqan, duke i marrë shumën e parave prej 2 000 lekë dhe një telefon celular.

Po në të njëjtën ditë ata dyshohet se kanë vjedhur në rrugën "Selaudin Zorba", automjetin tip-Ford Fiesta, me targa TR 1197 N, në pronësi të një shtetasi. Në cilësinë e provës materiale të arrestuarve ju sekuestrua automjeti i vjedhur i cili u gjet në Shupenzë, Bulqizë.

k.k/NOA

KOMENTE