Tel Aviv, 13 shtator NOA-Presidenti i Izraelit, Shimon Peres, ka dalë sot nga spitali  dhe gëzon shëndet të mirë.
Një ditë më parë, Peresi 86 vjeçar humbi përkohësisht ndjenjat gjatë një ceremonie.
"Mund t'i them të gjithëve se kemi një president dinamik, i cili është i ri në zemër dhe fizikisht i shëndoshë", deklaroi mjeku Zeev Rothstein, drejtor i Qendrës Mjekësore Sheba në afërsi të Tel Avivit, ku Peres u mbajt nën mbikqyrje të shtunën në mbrëmje.
Peres, ish-kryeministri i Izraelit i lindur në Poloni, është veteran i politikës së qendrës së majtë në Izrael, karriera e të cilit ka filluar para themelimit të Izraelit si shtet në vitin 1948.
Â
Â