Bon, 13 shtator NOA-Socialdemokrati Frank-Walter Steinmeier, ka planifikuar një tërheqje të trupave gjermane nga Afganistani deri në vitin 2013.
Kjo lëvizje mund t'i sigurojë mjaft vota vetëm dy javë para zgjedhjeve politike, shkruhet sot në një revistë gjermane.
Kritikat e opozitës dhe ato ndërkombëtare për një sulm ajror të urdhëruar nga trupat gjermane në veri të Afganistanit, ku mbetën të vrarë shumë civilë, e ka vënë në plan të parë këtë çështje në fushatën elektorale.
Plani me dhjetë pika që parashikon tërheqjen e 4200 trupave gjermane brenda katër viteve, po trazon rëndësinë e stërvitjes së plotë të policisë afgane, shkruan "Der Spiegel"
Â