English

Izraeli rrëmben Luanin e Artë, "Libani" filmi më i mirë i Venecias

Venecia, 13 shtator NOA-Filmi izraelit "Libani" që rrëfen historinë e pushtimit të vendit të Lindjes së Mesme mes syve të ushtarëve, fitoi çmimin si filmi më i mirë në festivalin e 66-të të Venecias.

Regjisori Samuel Maoz e xhiroi pothuajse të gjithë filmin nga brenda një tanku për të përcjellë ndjesinë e klaustrofobisë dhe frikës që ai vetë kishte provuar kur ishte ushtar në moshë të re gjatë luftës.

Iraniania Shirin Neshat fitoi Luanin e Argjendtë për filmin "Gra pa burra" që tregon kronikën e jetës së katër grave gjatë grushtit të shtetit të vitit 1953, organizuar me mbështetjen e CIA-s.

Aktori britanik Kolin Fërth fitoi çmimin e aktorit më të mirë për interpretimin e një profesori homoseksualiqë kalon përmes vuajtjes së humbjes së të dashurit në filmin "Një burrë i vetëm".

Rusia Ksenia Rapoport u nderua si aktorja më e mirë për rolin në filmin italian "Ora e dyfishtë".

Ndërsa Fatih Akin, një gjerman me origjinë turke mori çmimin e posaçëm të jurisë për komedinë "Kuzhinë shpirtërore".

b.a/NOA

KOMENTE