Tiranë, 13 shtator, Noa - Davidoff ka dashur të festojë në dy ngjyra me të rinjtë e kryeqytetit tek Folie.
Gjithçka e prezantua gjatë kësaj feste ishte modeluar sipas filozofisë së Davidoff duke maksimizuar kërkesën për muzikë të mirë dhe ambiente argëtuese, e shoqëruar me njerëz që dinë t'i gëzohen festave. shijojnë festat.
Festa e organizuar tek Folie ishte një mënyrë që Davidoff kishte zgjedhur për t'i ofruar një formë origjinale festimi kryeqytetit shqiptar.
E gjithë festa ishte konceptuar për t'u dhuruar maksimumin e mundshëm të kënaqësisë pjesëmarrësve nën një koktejl muzike dhe performance.
E Bardha dhe e Zeza ishte kombinimi i ngjyrave të haresë dhe gëzimit për këtë natë fundjave në Tiranë.
Përsa i përket muzikës, kësaj here Davidoff kishte zgjedhur të ftonte Gramophonedzie. Ai njihet si një producent dhe si një njohës i mirë i muzikës së natës dhe për kombinimin e ritmeve latine me ato elektronike.
Përbërës të festës kanë qenë edhe performancat e aktorëve, fishekzjarrët dhe tingujt latinë të kitarës që kanë thyer skemën standarde të festave.
e.r/NOA