English

Konflikti në Lindjen e Mesme, Izraeli e Palestina takohen sot për negociatat

Izrael, 13 shtator NOA- I dërguari amerikan për Lindje të Mesme, George Mitchell, fillon raundin e ri të bisedimeve në Izrael në përpjekje për të finalizuar kushtet për rifillimin e negociatave paqësore mes Izraelit dhe palestinezëve.

Shtetet e Bashkuara dhe palestinezët kanë kërkuar nga Izraeli që të ngrijë ndërtimin e vendbanimeve izraelite në territoret palestineze, si një kusht për rifilimin e procesit.

Javën e kaluar, Izraeli autorizojë ndërtimin e qindra shtëpive të reja në Bregun e Perëndimit.

Më heret në mengjes kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se nuk shihte asgjë që do ta inkurajonte atë.

Zoti Netanyahu shkon në Kairo sot më vonë për bisedime me presidentin Mubarak.

Nëse takimet do të jenë të sukseshme atëherë ato mund të çojnë në një takim mes udhëheqësve izraelit dhe palestinez në Kombet e Bashkuara nga fundi i këtij muaji.

KOMENTE