English

Kryeministri anglez para sindikatave: Ekonomia po del nga recesioni

Londër, 13 shtator NOA-Ekonomia britanike është drejt rimëkëmbjes.

Ky do të jetë thelbi i fjalimit të kryeministrit Gordon Braun para sindikatave, gjatë takimit të javës që vjen.

Të dhënat e fundit flasin për rritje në çmimin e shtëpive, rritje të besimit të konsumatorëve si dhe përmirësime të ndjeshme në bursën britanike.

Të gjitha këto elementë kanë rritur shpresën se Britania së shpejti mund të dalë nga recesioni.

Dy ekonomi të mëdha të Evropës, siç janë ato gjermane dhe franceze tashmë kanë dalë zyrtarisht nga recesioni.

KOMENTE