English

Qëllon me pistoletë në drejtim të një makinë, arrestohet 22-vjeçari

Tiranë, 13 shtator NOA - Një 22-vjeçar është arrestuar nga policia pasi akuzohet se ka qëlluar me pistoletë në drejtim të një makine.

Specialistët e seksionit Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Shëndetit në Policinë e Tiranës, kryen dje arrestimin e 22-vjeçarit Lorenc Kajo, lindur në Berat dhe banues në Vorë Tiranë.

Sipas policisë prangosja e tij u krye pasi dyshohet se më datë tre dy ditë më parë rreth orës 21.30, në kryqëzim Vorë- Fushë-Krujë, ka qëlluar për motive të dobëta, me armë zjarri pistoletë në ajër dhe më pas ka qëlluar në drejtim të automjetit tip-Benz C- Clas, me targa TR 4457 N, në pronësi të një shtetasi.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 5 gëzhoja kalb.7.62 mm.

Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë, për veprat penale të "kanosjes" dhe "mbajtjes pa leje të armëve luftarake".

k.k/NOA

Â

KOMENTE