English

Të paktën 38 të vdekur nga zjarri në një qendër rehabilitimi të droguarish në Almati

Almati, 13 shtator NOA - Të paktën 38 persona kanë gjetur vdekjen sot në orët e para të mëngjesit, për shkak të një zjarri që shpërtheu në një godinë ku gjendeshin persona me varësi narkotikësh.

Autoritetet në Almati të Kazakistanit, njoftuan se 38 personat, kryesisht djem e vajza në moshë të re, gjetën vdekjen e dhimbshme mes flakësh, në një qendër rehabilitimi të droguarish, por shtuan se arsyet e zjarrit nuk dihen ende.

e.r/NOA

KOMENTE