Tiranë, 13 shtator NOA - Një vogëlush 5-vjeçar është përplasur nga një automjet teksa po tentonte të kalonte në anën tjetër të rrugës.
Aksidenti ndodhi dje te mbikalimi i kthesës së Kamzës në Tiranë kur 61-vjeçari, i cili ka qenë duke drejtuar automjetin tip-Benz 240, me targë TR 0271 I, ka përplasur këmbësorin e mitur A.H, 5-vjeç, i cili po kalonte rrugën me trafikndarës nga i krahu i majtë në krahun e djathtë të rrugës.
I mituri është dërguar menjëherë në Spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Në vendin e ngjarjes mbërritën hetuesit e aksidenteve për të hetuar shkaqet.
Burime nga policia thanë se u shoqërua drejtuesi i mjetit pasi akuzohet për veprën penale të Â "shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor".
k.k/NOA