Tiranë, 14 shtator NOA-Kryeministri Berisha dhe përfaqësuesja e përhershme e Bankës Botërore në Shqipëri, znj. Camille Nuamah, kanë zhvilluar një takim sot në kryeministri.
Vizita zyrtare e Nuamah në Tiranë lidhet me urimin që ajo i bëri kryeministrit për fillimin e punës në krye të qeverisë së re.
Znj. Camile shprehu gatishmërinë e Bankës Botërore për të vazhduar bashkëpunimin e frytshëm të mëtejshëm, me qeverinë shqiptare.
Ajo e siguroi Kryeministrin se Banka Botërore do të vazhdonte me të njëjtin përkushtim punën për përfundimin e projekteve të nisura, si dhe fillimin e projekteve të reja, konform strategjisë së tij për zhvillimin e vendit.
Zonja Camille Nuamah i ofroi Kryeministrit asistencë edhe për përballimin e pasojave të tërmetit, në lidhje me rehabilitimin e 3 shkollave të dëmtuara në këtë zonë.
Po kështu, asistenca e BB-së, së bashku me atë të donatorëve të tjerë, do të vazhdojë në fushën e shëndetësisë, të ambientit, etj.
Zonja Camille Nuamah njoftoi gjithashtu se Banka Botërore po bën një studim në lidhje me zhvillimet klimatike dhe situatën e burimeve ujore në Ballkan, pjesë e të cilit është edhe Shqipëria.
Â