Tiranë, 14 shtator, NOA - Sot është shënuar dita e parë e shkollës për të gjithë nxënësit e sistemit parauniversitar në vendin tonë. Ai përmbledh të gjitha shkollat 9-vjeçare dhe ato të nivelit të mesëm në vendin tonë, të cilat kualifikohen edhe si arsimi bazë.
Viti i ri shkollor 2009-2010 numëron mbi 600 mijë nxënës të cilër u janë drejtuar sot bankave të shkollës, si edhe 50 mijë ffëmijë të cilët ulen për herë të parë në to.
E veçanta e këtij viti shkollor është edhe klasa e parë e gjimnazit, e cila shënon brezin e parë të nxënësve që vijnë nga klasa e nëntë e sistemit të 9-vjeçareve.
Ndërkaq, policia nga ana e saj ka garantuar një sërë masash në kuadrin e ditës së parë të shkollës.
Në ditën e parë të shkollës, policia e Tiranës do të angazhojë pranë objekteve shkollore punonjës policie, të cilët do të kontaktojnë me drejtuesit e shkollave dhe shërbimin e sigurisë që kanë në territorin e tyre.
Ajo u ka bërë apel të gjithë qytetarëve që të lëvizin në rrugët publike duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor.
Ndërkaq, ajo ka sugjeruar përdorimin e mjeteve të transportit publik për një rrjedhshmëri normale të trafikut gjatë ditës së nesërme.
Në ditën e parë të shkollës, bëhet e ditur gjithashtu se do të ketë një përshëndetje të veçantë krerët e lartë të shtetit, konkretisht nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i cili ka vendosur ta bëjë atë nëshkollën 9-vjeçare "Servete Maçi", ndërsa kryeministri Berisha do të urojë për vitin e ri shkollor nga një shkollë e Kavajës.
n.e/NOA