English

Gërdeci, falja e Mediut irriton nënën e një prej viktimave: Do të bëhem kamikaze

Tiranë, 14 shtator NOA Update - Vendimi i Gjykatës së Lartë për të lënë jashtë tragjedisë së "Gërdecit" ministrin Fatmir Mediu, ka pasuar me reagimin e familjarëve të viktimave të cilët kanë qenë sot në gjykatë.

E irrituar për vendimin e gjykatës ka qenë Zamira Durda, nëna e vogëlushit 7-vjeçar, Edison Durda, i cili humbi jetën më 15 mars të vitit 2008 në Gërdec.

"Sot na vranë për të dytën herë", - është shprehur pas vendimit të gjykatës, Zamira Durda.

E irrituar ajo ka kërkuar një përgjigje se përse fëmija i saj nuk jeton më, ndërsa ka quajtur të pafalshme vendimin e gjykatës për të pushuar çështjen e Mediut duke kërcënuar deri në vetëgjyqësi.

"Do të bëj vetëgjyqësi, do të bëhem kamikaze" është shprehur para mediave Durda, e irrituar nga dhimbja që i shkaktoi Gjykata e Lartë.

"Dua një përgjigje përse fëmija im nuk shkon sot në klasë të tretë kur është edhe dita e parë e shkollës", - shprehet me dhimbje nëna e 7-vjeçarit i cili humbi jetën kur ndodhej në klasën e parë.

k.k/NOA -

Lexoni më shumë mbi argumentin:

Kryeministri thotë se pushimi i çështjes ndaj Mediut nuk nënkupton ndalimin e gjykimit për të

Gjykata e Lartë shpjegon anën ligjore të pushimit të çështjes për Fatmir Mediun

Vendimi, Fatmir Mediu çlirohet nga akuzat, lihet jashtë tragjedisë së Gërdecit

Presidenti Topi dekreton ministrat e qeverisë "Berisha 2"

Dekretimi i qeverisë së re, Presidenti: Do t'i referohem Kushtetutës

KOMENTE