Hagë, 14 shtator NOA-Miço Stanishiç dhe Stojan Zhupljanin dalin sot para Gjykatës së Hagës për ish Jugosllavinë.
Stanishiç ka qenë ministër i brendshëm i serbëve të Bosnjës, kurse Zhupljanin shef policie gjatë luftës së viteve 1992-'95.
Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit ndaj boshnjakëve dhe kroatëve.