English

Gjyqi, Mediu mungon sërish. Avokatët: Ka mandat nga 17 shtatori

Tiranë, 14 shtator, NOA - Ish-ministri i Mbrojtjes, i dominuar si ministër i Mjedisit në qeverinë e re "Berisha 1", Fatmir Mediu, ka munguar sërish në seancën gjyqësore të Gjykatës së Lartë për diskutimin e mandatit të tij si deputet, në kuadrin e përfshirjes së tij si i akuzuar në procesin gjyqësor "Gërdeci".

Por bëhet e ditur për agjencinë e Lajmeve NOA se në vend të tij janë paraqitur në seancën e radhës sërish dy avokatët e tij.

Këta kanë kërkuar nga ana e tyre shtyrjen e seancës dhe kjo gjë ka ndodhur, ndërsa u vu re se i pranishëm gjatë saj ka qenë edhe gjyqtari i sulmuar pak kohë më parë, Ardian Nuni, si anëtar i Kolegjit Penal.

Avokatët mbrojtjes të ministrit Mediu kanë paraqitur nga ana e tyre pranë Gjykatës së Lartë mandatin e tij që e mbante si deputet deri në 7 shtator, duke pohuar se ai tashmë ka një mandat të ri, në kuadrin e përfshirjes së tij në qeverisjen e re, që nga 17 shtatori.

n.e/NOA

KOMENTE