English

Haga dënon me 10 mijë USD ish zëdhënësen e saj, publikoi informacionet sekrete për Serbinë

Hagë, 14 shtator NOA-Gjykata ndërkombëtare e krimeve të luftës për ish Jugosllavinë në Hagë, dënoi sot ish-zëdhënësen, Florence Hartmann.

Trupi gjykues caktoi si dënim për zonjushën Florence Hartmann një gjobë prej 10 mijë dollarë.

Akuza e ngritur ndaj saj, bën fjalë për botimin në një libër dhe më pas në një artikull, të informacioneve që akuzonin Beogradin për masakrat mbi civilët si për shembull në rastin e Srebrenicës, në vitin 1995. Sipas argumentimit të gjykatës, informacioni ishte i klasifikuar, megjithëse një pjesë e tij ishte bërë publik edhe më parë.

Megjithatë trupi gjykues konsideroi se duhej ndaluar publikimi i informacioneve të klasifikuara që ishin siguruar nga institucioni gjatë hetimeve mbi krimet në ish-Jugosllavi.

KOMENTE