Durrës, 14 shtator, NOA - Forcat e policisë kanë arrestuar në flagrancë 29-vjeçarin Shkëlzen Rexhepi, lindur në Dibër dhe banues në Rrashbull të Durrësit.
Sipas të dhënave policore për agjencinë e Lajmeve NOA, kjo ndodhi pasi ndaj tij ka mbërritur një kallëzim penal nga 51-vjeçari Safet Sh., shitës ambulant, sipas të cilit 29-vjeçari ka blerë një paketë cigare duke e paguar me një kartëmonedhe 20 Euro false. Pas kallëzimit penal të bërë, shërbimet e rendit e kanë arrestuar në flagrancë Rexhepin për konsumimin e veprës penale të "Falsifikimit të monedhave", parashikuar nga neni 183 i Kodit Penal, ndërsa materjalet do t'i kalojnë prokurorisë së Durrësit për ndjekje të mëtejshme.
n.e/NOA