Pakistan, 14 shtator NOA - Shpërndarja e ndihmave nga një organizatë për një provincë në Pakistan është kthyer në një tragjedi.
Të paktën 16 gra dhe fëmijë akne gjetur vdekjen pasi u shtypën nga turma e cila ishte mbledhur për të përfituar falas miell që po shpërndante një organizatë.
Viktimat janë konstatuar njëri pas tjetrit ndërsa policia vendase ka mbërritur menjëherë.
Shpërndarësi i miellit është arrestuar pasi nuk kishte lajmëruar më parë policinë për këtë mision i cili do të parashikonte viktima.
Kjo pasi zona është tepër e varfër dhe njerëzit sakrifikojnë njëri-tjetrit për të fituar bukën e gojës.
k.k/NOA
Â