English

Parandalimi i aksidenteve, policia e Tiranës në një ditë vendos 1436 gjoba

Tiranë, 14 shtator, NOA - Vazhdon me intensitet nga ana e policisë së Tiranës puna për parandalimin e aksidenteve në rrugë dhe në krijimin e lehtësirave për lëvizjen e lirë të mjeteve.

Në këtë kuadër, sipas të dhënave policore për agjencinë e Lajmeve NOA, kontrolle të shumta po ushtrohen në drejtim të vendosjes së rripave të sigurimit, kaskës mbrojtëse, kontrollit të shpejtësisë, përdorimit të alkolit nga drejtuesit e mjeteve, parkimet e gabuara etj.

Ato tregojnë se vetëm gjatë ditës së djeshme nga policia e Tiranës në total janë vendosur 1436 masa administrative me vlerë 1.378 900 lekë, ku vetëm brenda qytetit numërohen 1158 të tilla me vlerë 1.112. 900 lekë Në kuadër të këtij aksioni, janë pezulluar edhe 5 leje drejtimi për shoferët e kapur në gabime flagrante me rrezik për kalimtarët.

n.e/NOA

KOMENTE