English

Pesha: LSI uron nxënësit shqiptarë, Bashkia e Tiranës të pajisë me ngrohje shkollat

Tiranë, 14 shtator NOA - Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Besjan Pesha ka uruar në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim të gjithë të rinjtë dhe të rejat shqiptarë që janë ulur sot në bankat e shkollës.

"Dua ti uroj punë të mbarë edhe gjithë mësueseve dhe mësuesve shqiptarë anembanë vendit.

Dua sot të siguroj edhe njëherë të gjithë të rinjtë shqiptarë dhe familjet e tyre se gjatë këtij katërvjecari LSI do të punojë me intensitet për të garantuar një proces mësimor sa më efektiv dhe gjithashtu do të angazhohet maksimalisht në organizimin e një procesi edukativ tejet intensiv edhe jashtë dyerve të shkollës nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme kulturore e sportive" deklaroi Pesha. Sipas tij, punësimi i të rinjve shqiptarë të cilët janë diplomuar apo do të diplomohen në vitet në vazhdim do të mbetet prioriteti kryesor i LSI-së dhe nëpërmjet politikave për rininë dhe realizimit të planit të partisë për veprim e ardhmja shqiptare e çdo të riu do të jetë gjithnjë e më shumë larg papunësisë dhe më afër zhvillimit të talenteve dhe karrierës personale. "Gjithashtu do të doja sot t'i bëja një thirrje të veçantë Bashkisë së Tiranës duke pasur parasysh edhe numrin e madh të nxënësve që studiojnë në shkollat e kryeqytetit që të marrë të gjitha masat e nevojshme në mënyrë që ky vit ti gjejë klasat e kryeqytetit të pajisura me sisteme ngrohjeje, duke i kujtuar se vjet ky ishte një nga problemet kryesore në shkollat e kryeqytetit dhe që nuk arriti të gjejë një zgjidhje brenda periudhës së dimrit. Sot në vitin 2009 të gjithë nxënësit shqiptarë meritojnë kushte sa me optimale në klasat e tyre për të zhvilluar një proces mësimor sa më cilësor" përfundoi Pesha.

k.k/NOA

Â

KOMENTE