Tiranë, 14 shtator NOA - Një sherr për motive të dobëta ka vënë në rrezik jetën e një 20-vjeçari i cili u qëllua me sende të forta nga një person.
Ngjarja ndodhi sot në Tiranë kur Genci B. 20-vjeç është qëlluar me sende të forta nga i riu Fatmir Doçi.
Efektivat e komisariatit të policisë nr.2, të cilët kanë në juridiksion zonën ku ndodhi ngjarja mbërritën menjëherë për të zbuluar shkaqet dhe autorin e plagosjes.
Burime nga policia thanë për agjencinë NOA se dy të rinjtë janë grindur për motive të dobëta.
Pas fjalëve fyese të ndërsjella, Doçi ka goditur 20-vjeçarin Genci B., i cili u transportua në Spitalin Ushtarak ku mjekët thonë se ai ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Policia deklaroi se mundi të kapte autorin e dyshuar të ngjarjes Fatmir Doçi i cili do të merret në pyetje.
k.k/NOA