Durrës, 14 shtator, NOA - Forcat e policisë së Durrësit kanë kryer arrestimin në flagrancë të 18-vjeçarit Jeton Deliallisi, lindur dhe banues në Maminas.
Sipas të dhënave policore për agjencinë e Lajmeve NOA, arrestimi i tij u krye pasi duke qarkulluar në autostradën Tiranë-Vorë, në afërsi të fshatit Yrshek, duke drejtuar motorrin tip Gilera, pa targa, dyshohet se ka aksidentuar këmbësorin Saliko Kambolli, 70 vjeç, lindur në Korçë dhe banues në Domje.
Fillimisht dyshohet se i aksidentuari është përplasur nga ky motor dhe më pas është goditur dhe nga dy automjete të tjera që po qarkullonin në autostradën Tiranë-Durrës.
Si pasojë e kësaj përplasje, ka gjetur vdekjen e menjëhershme duke u dëmtuar plotësisht trupi i pajetë i 70-vjeçarit Saliko Kambolli, si dhe janë dëmtuar, drejtuesi i motorit Jeton Deliallisi dhe pasagjeri i tij, Leonard Bala, 18 vjeç, të cilët ndodhen në Spitalin Ushtarak jashtë rrezikut për jetën.
Janë kryer të gjitha veprimet hetimore dhe proceduriale, ndërkohë që materialet i kaluan prokurorisë së Tiranës për veprën penale të "Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor", parashikuar nga neni 290/1 i Kodit Penal.
n.e/NOA
Â