Shkup, 14 shtator NOA-Gjermania mbetet lobiste për Maqedoninë dhe mbështetëse e fuqishme e aspiratave të saj për anëtarësim në BE, theksoi presidenti gjerman Horst Keler në takimin e sotëm në Berlin me presidentin e Maqedonisë, Gjorgje Ivanov.
"Keler është optimist se Maqedonia do të marrë raport pozitiv dhe datë për negociata me BE-në.
Gjermania është përkrahëse dhe partnere më e madhe tregtare e Maqedonisë në BE.
Keler është i informuar shumë mirë për ngjarjet në Maqedoni, si dhe për situatën në rajon", tha Ivanov.
Në takimin, është biseduar edhe për kontestin për emrin me Greqinë.
Presidenti gjerman është i interesuar për atë se çfarë ndërmerr Maqedonia dhe sa dhe si është e kyçur në procesin për zgjidhjen e çështjes që zhvillohet me ndërmjetësim të KB-së.
Â