English

Presidenti Obama sot në Wall Street, 1 vit pas falimentit të bankës së parë në SHBA

Nju Jork, 14 shtator, NOA - Ndërsa vetëm pak ditë më parë mbajti një fjalim në të cilin lançonte planin për reformën në sektorin e shëndetësisë, presidenti Barak Obama, duket se ka ndërmend të bëjë publik një plan tjetër të tij, por këtë radhë në sektorin e ekonomisë.

Burime pranë Shtëpisë së Bardhë bëjnë me dijeni se kreu i Shteteve të Bashkuara do të shkojë sot në Wall Street, ku do të theksojë planet për reduktimin e drejtpërdrejt të shtetit në sektorin financiar dhe për të shtuar mbështetjen për rregulla të reja bankare. Fjalimi i Obamës në distriktin financiar të Nju Jorkut, bëhet pikërisht një vit pas

rrënimit të bankës së njohur të investimeve "Lehman Brothers", e cila shërbeu si sinjal për nisjen e krizës financiare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që më pas ngërtheu gjithë botën.

Kongresi amerikan nga ana e tij është duke diskutuar reforma rregullatore për sektorin bankar, përpjekje kjo e cila ende pritet të konkretizohet në një ligj të posaçëm.

n.e/NOA

KOMENTE