Tiranë, 14 Shtator NOA - Vëzhguesit ndërkombëtarë sapo kanë publikuar raportin final për monitorimin e zgjedhjeve të përgjithshme më 28 qershor 2009 në Shqipëri, duke shprehur konsideratën se "këto zgjedhje shënuan arritje por nuk realizuan si duhet standardet demokratike të kërkuara".
Raporti i OSBE/ODIHR i cili u publikua vetëm në anglisht, në 36 faqe përmend avantazhe në këto zgjedhje, si "progres për kartat e identitetit dhe kodin Zgjedhor", kurse vëren menjëherë më pas, "probleme në të gjitha proceset e tjera si numërimi i votave, apelimi i vendimeve për mandate deputetësh" etj.
"Më 28 qershor 2009 zgjedhjet parlamentare shënuan progres të dukshëm në lidhje me procesin e regjistrimit të votuesve dhe procesin e identifikimit të shtetasve në përgjithësi, po ashtu shënoi progres kuadri ligjor, i miratuar në mënyrë konsensuale nga dy partitë kryesore", - thuhet në konkluzionet kryesore të raportit.
Ky raport evidenton menjëherë më pas se "këto përmirësime të konsiderueshme u zbehën nga politizimi i aspekteve teknike të procesit, duke përfshirë gjatë numërimin e votave dhe nxjerrje e rezultatit, i cili përkohësisht u bllokua nga ndalja e procesit të numërimit në disa zona, si dhe nga shkeljet e vëna re gjatë fushatës zgjedhore".
Raporti vlerëson se "këto veprime të partive politike kanë minuar besimin e publikut në procesin zgjedhor".
Vijon me raportin e plotë
e.r/NOA