English

Vetëvrasja, i sëmuri mendor pret damarët e më pas hidhet në pus

Krujë, 14 shtator, NOA - Në spitalin Ushtarak të Tiranës është paraqitur në gjendje të rëndë shëndetësore 29-vjeçari Altin L., lindur dhe banues në Derven të Krujës.

Nga deklarimet e marra nga familjarët e tij, rezulton se ai ka prerë damarët e dorës së djathtë dhe pastaj është hedhur në pusin e ujit në banesën e tij duke tentuar të vetëvritet.

Gjithashtu, familjarët deklarojnë se ai është i sëmurë mendor dhe kurohet prej 2 vjetësh pranë spitalit 5 të Tiranës.

Aktualisht, ai ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin Ushtarak të Tiranës.

Materialet do t'i kalojnë prokurorisë së Krujës për veprën penale "Shkaktim i vetëvrasjes", parashikuar nga Neni 99 i Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE